Rajoni,Europa Moti-E Hënë 14 Nëntor 2022

0
20

Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave më të dukshme këto në zonat Veriore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të pakta vranësirash, POR nuk do të mund të sjellin reshje shiu.MV do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike, të cilat do të sjellin masa ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë ditës. Pritet që paraditja të ketë më të dukshme kthjellimet. Ndërsa pasditja do të shtoj përkohësisht vranësirat në një pjesë të mirë të vendit.Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Gjithashtu pjesërisht Europa Qëndore dhe Lindja e kontinentit do të jenë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme. Ndërsa Europe Veriore dhe brigjet e Egjeut do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, më të shumta reshjet do të jenë në Skandinavi.