E shtuna është ditë e rregullt mësimi për nxënësit e klasave të ciklit fillor, ashtu siç do të jenë edhe shtatë të tjera në vazhdimësi, për të zëvendësuar orët e humbura nga greva e mbajtur gjatë muajit shtator në arsim. Por në disa nga shkollat e kryeqytetit nuk u panë fare fëmijë, e për rrjedhojë as mësimi nuk u zhvillua. Zhurma e nxënësve këtë të shtunë nuk u dëgjua në oborrin e SHFMU “Elena Gjika” në Prishtinë. Nga drejtoria e kësaj shkolle nuk kanë pranuar të flasin por nga ajo se çfarë është parë brenda shkollës, nuk kishte nxënës dhe mësim nuk kishte. Njëjtë ishte edhe në SHFMU “Meto Bajraktari”. Nxënës nuk kishte e mësimi nuk u mbajt, por as nga drejtoria e kësaj shkolle nuk kanë dashur të flasin për RTK-në. Ministria e Arsimit kishte marrë vendim për të zëvendësuar orët e humbura nga greva në arsim. Por ky vendim në shumë shkolla të vendit nuk po respektohet.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=622933
Në shumë shkolla nuk po kompensohen orët e humbura
RELATED ARTICLES