Monday, October 28, 2024
HomeSOCIALEKOSOVANdotja e ajrit në Kosovë po kërcënon shëndetin e popullatës

Ndotja e ajrit në Kosovë po kërcënon shëndetin e popullatës

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në blozë që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra, thonë zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku si institucioni më i lartë shëndetësor në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisorë në shëndetin e popullatës. Me rënien e temperaturave, në kryeqytet fillon edhe ndotja e ajrit. Doktoresha Antigona Ukëhaxhaj, specialiste e Shëndetit Publik të IKSHPK-së, thotë për Radio Kosovën se gjatë muajve të ftohtë vërehet një tejkalim i vlerave PM 10 dhe PM 2.5 në disa qytete të Kosovës. Kjo është pasojë e transportit të mbingarkuar, përdorimit të lëndëve djegëse në amvisëri dhe një përqindje i atribuohet industrive të vogla dhe të mëdha. “Përkeqësimi i motit ka bërë që të ketë më shumë vizita në qendrat e mjekësisë familjare e si rrjedhojë do të këtë më shumë pranime spitalore si pasojë e ndotjes së ajrit. Nivelet e larta të ndotjes së ajrit do të ndikojnë negativisht në grupet më të cenueshme që janë fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe gratështatzëna”, ka thënë Ukëhaxhaj. Ndërsa nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit nëKosovë, Tafë Veselaj, Udhëheqës i Sektorit për Monitorim të Mjedisit, thotë se në sezonin e dimrit nga muaji nëntor deri në mars të vitit të ardhshëm gjendja e ajrit është më problematike. Shkaktarë janë temperaturat e ulëta, lirimi indotëseve në ajër nga ekonomitë familjare, komunikacioni i ngarkuar etj. “Faktorët që ndikojnë në ndotjen e ajrit gjatësezonit të dimrit janë: Temperaturat e ulëta, krijimi i smogut mjegullës dhe format e tjera të cilat janë prezentë gjatë kushteve të ulëta atmosferike, përdorimi i thëngjillit, komunikacioni i ngarkuar këto ndikojnë nëndotjen e cilësisë se ajrit dhe kjo është një problematikë në vete”, ka thënë Veselaj. Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rekomandon qytetarët, kur ajri ka vlera të larta të ndotjes, të reduktojnë daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat. Po ashtu rekomandohet qëndrimi në shtëpi dhe mos ajrosja e dhomave derisa zgjasin vlerat e larta.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=622904

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments