Komuna e Mitrovicës Jugore është njësi administrative në pjesën veriore të Kosovës. Komuna e Mitrovicës shtrihet në fushën në mes të lumenjve Ibër, Sitnicë dhe Lushtë si dhe në shpatijet e kodrave që e rrethojnë. Qyteti i Mitrovicës është një nga shtatë qendrat më të mëdhaja ne Kosovë, në komunën e Mitrovicës Jugore banojnë 71.601 banorë sipas statistikave të vitit 2011.
Historiku i Mitrovices
Pozita e mirë gjeografike në mes të tre lumenjve Ibrit, Sitnicës dhe Lushtes kane ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponentë e rëndësishme në ngritjen e në një qendër të rëndësishme të vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurit e tija që nga koha antike e deri më sot ketë qendër e kanë bërë joshës për qëllime ekonomike. Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin dardanët te cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit te bujqësisë. Me ardhjen e romakëve shendohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nënë sundimin e Carit bullgar Simeonit (879-927) i cili sundim me vonë zëvendësohet nga familja e Njemanjve. Gjate sundimit të kësaj familje ky territore mbushët me ardhacakë sllave. Me ardhjen në fuqi të Car Dushanit vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin orthodokës. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shëndrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin, prodhoheshin gurë mulliri “kosovar”.
Që nga viti 1982 pas vdekjes së babit të Jugosllavisë socialiste Tito, secila njësi federale e Jugoslavisë duhej të kishte një qytet me emrin Tito. Për këtë në Kosovë u vendosë që Mitrovica të thirrej Mitrovica e Titos. Këtë emër, qyteti e barrti zyrtarisht deri më 1991.