Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Shtegu i Biçikletave”, alternativë në Llogora

“Shtegu i Biçikletave”, alternativë në Llogora

Parku Kombëtar i Llogorasë ofron tashmë një alternativë të re për të shijuar një shëtitje në pyllin e dendur me pisha shekullore, “Shtegun e Biçikletave”. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau pamje nga këto shtigje, duke ftuar të pasionuarit pas ngjitjeve në mal ta vizitojnë këtë shteg. “Shtegu i Biçikletave”, vetëm 2 minuta nga Qendra e Vizitorëve, ofron mundësinë për shëtitje në këmbë dhe me biçikletë, pa përjashtuar edhe shëtitjet me kuaj. Me një gjatësi rreth 2.5 km, shtegu është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat dhe mund të realizohet në çdo kohë”, theksoi AKZM. Parku Kombëtar i Llogorasë ka 23 km shtigje, të cilat janë pastruar dhe pajisur me sinjalistika informuese, orientuese dhe edukuese. Shtigjet në Llogora ofrojnë një rrugëtim fantastik përmes peizazheve natyrore dhe biodiversitetit unik. Parku Kombëtar i Llogorasë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në një distancë prej 40 km. Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018 metra mbi nivelin e detit. Llogoraja vizitohet në të katër stinët e vitit sepse është një rrugëkalim që lidh Vlorën me jugun deri në Sarandë.https://ata.gov.al/2022/11/12/shtegu-i-bicikletave-alternative-e-re-per-te-shijuar-llogorane/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments