Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 13 të infektuar me COVID

MSHMS: 13 të infektuar me COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në informacionin për situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit janë kryer 493 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 13 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 8 në Tiranë, nga 1 qytetar në Lushnjë, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Elbasan. “Janë 186 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria. “Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,231 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anti-COVID dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.https://ata.gov.al/2022/11/12/mshms-13-te-infektuar-me-covid-19/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments