Bordi i Transparencës vendosi sot çmimet e reja të shitjes së naftës, benzinës dhe gazit. Kështu Bordi vendosi se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet. Ndërsa çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 130 lekë/litër.https://ata.gov.al/2022/11/12/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-zbret-ne-223-leke-liter/