Friday, October 25, 2024
HomePARASHIKIMI MOTITTv Klan - Kthehen temperaturat tipike të Nëntorit | Lajme - News

Tv Klan – Kthehen temperaturat tipike të Nëntorit | Lajme – News

Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta, kjo fundjavë solli ato tipike të Nëntorit. Vranësirat kanë përfshirë thuajse gjithë vendin. “Kemi pasur një rënie të temperaturave në të gjithë territorin shqiptar, një rënie me 3 gradë të temperaturave”, tha meteorologu Hakil Osmani. Fillim java do të rikthejë orët me diell të ngrohtë, por nga e enjtja pritet të nisin shirat në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat veriore. “Pritet të kemi reshje shiu të konsiderueshme duke filluar nga dita e enjte, do të kemi herë pas here edhe rrebeshe shiu, sigurisht do kemi reshje në zonat veriore çka ndihmon në nivelin e kaskadave.” Muaji Nëntor pritet të mbyllet kryesisht me temperatura tipike për stinën, megjithatë nuk do mungojnë dhe ditët e ngrohta me diell.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments