Han i Elezit është një vendbanim dhe njësi administrativenë komunën e Hanit i Elezit, Kosovë.Hani i Elezit shtrihet në pjesën jugore të Kosovës, afër kufirit me Maqedoninë. Ky vendbanim është ngritur në të dy anët e lumit Lepenc në dalje të Grykës së Kaçanikut. Ka sipërfe prej 8294 ha, 18 ari, 92 m.
Mikrotoponimet më karakteristike të Hanit të Elezit: Te Xhamia, Te Llapori, Te Vilët, Ura e Fejzës, N’rrafshe, Ura e Seqishtës, Te Shkolla e Vjetër, Guri i Peshkit, Uji i Thartë, Dheu i Bardhë etj. Gryka e Kaqanikut, si në hyrje, ashtu edhe në dalje prej saj, ka qenë e banuar qysh në kohën e “Sundimit Romak”. Në këtë lokalitet është gjetur mbishkrimi latin i kohës romake, e cila perandori i kishte pushtuar viset “Iliro-Dardane”, Si: Imp(eratori) Ceasari/divi Traiani Parthici f(ilio)/divi Nervae nepoti / Traiano Hadriano / Aug(usto) pr (o)pr (aetore) col (onia)Scupin (orum) m (ilia) p (assuum) VIII; (Ae)lia (ose ngjashëm diqka) / Clau-/dia/ coniu-gi (bene) m (erenti) p (osuit).
Aty ka ekzistuar edhe një fortifikatë Romako-Bizantine. Në Fushëgropen e Hanit të Elezit të sotëm, vendbanimet ilire kanë qenë të ndërtuara në afërsi të grykës, aty ku kanë qenë edhe rrugët e lashta, të cilat lidhnin Kosovën me Shkupin. Praninë e vendbanimit “Iliro-Dardanë” në trevën e Hanit të Elezit e bëjnë të qartë dhe bindëse materialet e gjetura arkeologjike të kohës antike. Përveq gërmadhave të një öcastelaö (kështjellë-fortifikatë) në këtë trevë janë zbuluar edhe materiale të rëndësishme kulturore arkeologjike, që flasin për praninë e popullatës “Iliro-Dardane” në këtë anë. Nuk ka të dhëna të shkruara se qfarë emërtimi ka pasur ky vendbanim në kohën e sundimit romak. Emërtimi i parë i këtij vendbanimi daton nga shek. XVI. Të dhënat e shkruara historike dëshmojnë se:Ane rrëzë të malit Sharr, në hartat e vjetra, deri vonë figuron vendbanimi me emŰrtimin SHARR i cili ka të bëjë me Hanin e Elezit të sotëm, për qka ka edhe dëshmi të tjera historike. (Sharr) si vendbanim përmendet në shek. XVI, në vitet: 1564, 1589, 1689, 1690, 1730, 1775, 1788, 1812, 1822 etj.