Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFondet e investimeve, vlera e aseteve bie me 30%

Fondet e investimeve, vlera e aseteve bie me 30%

Vlera neto e aseteve të fondeve të investimeve arriti rreth 53.76 miliardë lekë në fund të shtatorit të këtij viti, duke shënuar ulje me 23.9 milionë lekë ose 30.8 %, krahasuar me fundin e vitit 2021. Ekspertët shpjegojnë se rënia e vlerës së aseteve neto lidhet me normat e interesit në treg. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 58.77% të aseteve të fondeve, me një zbritje prej 5.48% krahasuar me fundin e vitit 2021. Tregu dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 66.31% të aseteve të fondeve, me një zbritje prej 4.77% krahasuar me 31.12.2021. Krahas vlerës së aseteve edhe numri i anëtarëve shënoi rënie gjatë kësaj periudhe. Të dhënat tregojnë se numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit deri në fund të muajit shtator është 34231, me një zbritje prej 14.54% krahasuar me fundin e vitit 2021. Gjatë periudhës janar-shtator 2022, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre njëmbëdhjetë fonde investimi.https://ata.gov.al/2022/11/10/fondet-e-investimeve-vlera-e-aseteve-bie-me-30/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments