Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPacientët e paralizuar mund të ecin sërish falë një zbulimi të madh

Pacientët e paralizuar mund të ecin sërish falë një zbulimi të madh

Shkencëtarët kanë identifikuar një grup qelizash nervore që i ndihmojnë pacientët me paralizë të ringrihen në këmbë dhe të ecin sërish. Këto qeliza nervore, të quajtura Vsx2, janë të pranishme në trungun e trurit dhe palcën kurrizore dhe luajnë një rol kyç në rikuperimin e funksionit motorik pas dëmtimit të palcës kurrizore. Si pjesë e provës klinike, shkencëtarët angazhuan nëntë pjesëmarrës me paralizë të rëndë ose të plotë të shkaktuar nga dëmtimi i palcës kurrizore. Pacientët morën trajtim me stimulim elektrik epidural (EES), një terapi eksperimentale që i ndihmon ata të rifitojnë lëvizjen dhe kontrollin e humbur. Trajtimi EES përfshin implantimin e një pajisjeje të vogël mbi veshjen mbrojtëse të palcës kurrizore. Studiuesit zbuluan se të gjithë pacientët e rifituan shpejt ose përmirësonin aftësinë e tyre për të ecur gjatë trajtimit dhe treguan përmirësime në lëvizshmëri pas pesë muajsh trajtimi dhe rehabilitimi. https://ata.gov.al/2022/11/10/fokus-pacientet-e-paralizuar-mund-te-ecin-serish-fale-nje-zbulimi-te-madh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments