Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKE propozon rregulloret e reja për reduktimin e emetimeve

KE propozon rregulloret e reja për reduktimin e emetimeve

Makinat, furgonët dhe automjetet e tjera në shitje në Bashkimin Evropian deri në vitin 2035 do t’i nënshtrohen disa standardeve që reduktojnë emetimet e CO2, sipas rregulloreve të reja, të propozuara nga Komisioni Evropian. Standardet e emetimit synojnë t’i bëjnë automjetet me motor me djegie në tregun e BE-së, sa më të pastra për aq kohë sa do të jetë e mundur”, tha në një deklaratë komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton. Të quajtura rregullat Euro7, komisioni pret që standardet të reduktojnë emetimet e oksidit të azotit nga makinat me rreth 35% deri në vitin 2035, dhe me mbi 50% për autobusët dhe kamionët. Euro 7 përfshin gjithashtu emetimet nga frenat dhe gomat, si dhe ato nga tubat e shkarkimit, me synimin për të reduktuar emetimet e dëmshme si mikroplastika dhe grimcat e tjera ultrafine. Standardet për gomat dhe frenat zbatohen edhe për automjetet elektrike. Në pritje të miratimit, komisioni tha se rregullat e reja për makinat dhe furgonët hyjnë në fuqi nga viti 2025 dhe për automjetet më të rënda dy vjet më vonë. Marrëveshja e BE-së parashikon ndalimin e shitjeve të automjeteve me motorë me djegie në bllok nga viti 2035.https://ata.gov.al/2022/11/10/bruksel-ke-propozon-rregulloret-e-reja-per-reduktimin-e-emetimeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments