Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMuaji i isopolifonisë

Muaji i isopolifonisë

Muaji nëntor konsiderohet si muaji i isopolifonisë, pasi në 25 nëntor të vitit 2005 kjo mrekulli e kulturës shqiptare u përfshi në listën e pasurive të njerëzimit, të mbrojtura nga UNESCO. DRTK Gjirokastër, si një ndër promotoret, mbështetëset e kulturës dhe elementeve kulturore, organizoi sot një takim me mjeshtrin e isopolifonisë, Roland Cenko, i dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh i Isopolifonisë”, si dhe me fëmijë të shkollës “Naim Frashëri”, si një ndër shkollat që ka nxjerrë ndër vite breza të cilët e duan isopolifoninë. Në fjalën e tij drejtuar të rinjve, mjeshtri u shpreh se isopolifonia është e vjetër sa vetë historia jonë. “Është folur e përmendur nga shumë njerëz që e kanë dashur vendin tonë. Është studiuar nga gjuhëtarë e mbledhës folklori, dhe sot mund të themi se është një ndër krenaritë dhe pasuri e rrallë e jona”, tha mjeshtri Cenko, duke bërë thirrje që brezat ta çojnë përpara me punë, vullnet dhe dashuri. “Isopolifonia popullore shqiptare” është në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO. Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”, propozime të bëra në rrugë zyrtare nga shtete të ndryshme në çdo anë të botës duke plotësuar dosjet dhe kriteret e shpallura për këtë qëllim.https://ata.gov.al/2022/11/10/muaji-i-isopolifonise-kryeveper-e-trashegimise-mbrojtur-nga-unesco/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments