Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që në territorin e Kosovës të ketë shtim gradual të vranësirave, KU më të dukshme do të jenë në Zonat Veriore.Orët e para të ditës do të sjellin në Republikën e MV dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat kalimtare të shfaqën në të gjihë territorin e MV, POR mundësia për reshje në MV do të MBETET 0.Pjesërisht Europa Qëndrore dhe Veriu i kontinentit do të jenë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. POR në Europën Lindore MBETEN prezenet reshjet e dëborës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.
Rajoni,Europa Moti-E Enjte,10 Nëntor 2022
RELATED ARTICLES