Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHUNGARI – Inflacioni rritet sërish

HUNGARI – Inflacioni rritet sërish

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Hungari regjistroi një rritje në tetor, mes rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe kostove të shërbimeve, ndërsa hendeku tregtar u zgjerua ndjeshëm në shtator krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të Zyrës Qendrore të Statistikave hungareze. Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 21,1% në tetor nga 20,1% që ishte në gusht. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 21,0%. Inflacioni ka qenë mbi kufirin e synuar të bankës qendrore prej 2%-4% që nga marsi 2021. Kjo ishte hera e dytë që inflacioni rritet mbi 20% që nga viti 1996. Një rritje prej 40,0% është regjistruar në çmimet e ushqimeve. Për shkak të ndryshimeve në rregulloret për çmimet e shërbimeve shtëpiake që hyjnë në fuqi nga 1 gushti, çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera kanë qenë 64,4% më të shtrenjta në tetor në krahasim me vitin e kaluar. Konsumatorët paguanin 14,9% më shumë për produktet e qëndrueshme të konsumit. Në të njëjtën kohë, çmimet e pijeve alkoolike dhe të duhanit u rritën me 12,8%. Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 2,0%, pas një rritjeje prej 41% në shtator. Inflacioni bazë u rrit në 22,3% në tetor krahasuar me 20,7% një muaj më parë, niveli më i lartë që nga qershori 1996. Ne terma mujore, çmimet bazë të konsumit u rritën me 2,2% pas një rritjeje prej 1,7%.https://ata.gov.al/2022/11/09/hungari-rritet-inflacioni-ne-tetor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments