Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës në orën 07:07, në brigjet e zonës Marke-Pezaro. Epiqendra ishte në një thellësi prej 7,6 kilometrash dhe u ndje në zona të ndryshme të Italisë Qendrore, nga Emilia Romanja, në Umbria, dhe gjithashtu në Romë. Ajo u pasua nga një seri lëkundjesh të afërta me magnitudë 4,0 deri në 2,4 ballë, sipas të dhënave të këtij instituti. Nuk ka ende të dhëna për viktima apo dëme materiale.https://ata.gov.al/2022/11/09/itali-nje-termet-57-balle-rihter-godet-qendren-e-vendit/
ITALI –Tërmet 5,7 ballë Rihter godet qendrën e vendit
RELATED ARTICLES