Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE33-vjetori i rënies së Murit të Berlinit

33-vjetori i rënies së Murit të Berlinit

9 nëntori i vitit 1989 hyri në histori si dita e rënies së Murit të Berlinit. Kjo datë u bë simboli i rënies së komunizmit në Evropë. Mesnatën e 13 gushtit 1961, qeveria gjermane urdhëroi 40 mijë ushtarë dhe policë gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përforcua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni dhe 302 kulla vëzhgimi. Muri i Berlinit u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve drejt perëndimit, duke u kthyer në simbolin e mungesës së lirisë, si dhe ndarjes politike të bllokut lindor me atë perëndimor. Me gjithë këtë barrikadë, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen. 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 të tjerë u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin. 5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor dhe më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisje nga Gjermania Lindore. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua.https://ata.gov.al/2022/11/09/33-vjetori-i-renies-se-murit-te-berlinit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments