Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.10 lekë, duke shënuar përafrim të njëjtë të vlerës (euro dhe dollar) në këmbim me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja është ngjitur me 0.05 lekë në kuotën e këmbimit me 116.93 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas. Aktorë të këtij tregu shprehen se ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë-oferta në tregun vendas. Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu, i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të të cilëve do të rritet.http://ata.gov.al/2022/11/08/euroja-dhe-dollari-ne-te-njejten-vlere-kembimi-me-lekun/
Euroja dhe dollari, në të njëjtën vlerë këmbimi me lekun
RELATED ARTICLES