Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 13 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 4 qytetarë në Tiranë, nga 1 qytetar në Lezhë, Durrës, Shijak, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Këlcyrë, Tepelenë, Elbasan. “Janë 184 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria. “Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,167 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.http://ata.gov.al/2022/11/08/mshms-13-te-infektuar-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit/