Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia dhe India po shqyrtojnë prodhimin e përbashkët të armëve

Rusia dhe India po shqyrtojnë prodhimin e përbashkët të armëve

Rusia dhe India po shqyrtojnë prodhimin e përbashkët të pajisjeve moderne të mbrojtjes, sipas ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas Moskës zyrtare, ”Lavrov kishte folur me ministrin e Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar për perspektivat e bashkëpunimit ushtarak dhe teknologjik”. Çfarë pajisje specifike mbrojtëse mund të diskutohej mbetet e hapur. Ky ishte takimi i pestë i dy ministrave këtë vit. Duke iu referuar ndihmës për Ukrainën, Lavrov akuzoi vendet perëndimore se ”kërkojnë të konsolidojnë një rol dominues në çështjet botërore dhe të parandalojnë demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare nën pretekstin e ngjarjeve ukrainase”. Lavrov vlerësoi shumë qëndrimin e “miqve indianë” të kauzën e Rusisë ndaj Ukrainës. India është neutrale në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, sepse ka marrëdhënie të ngushta si me Perëndimin ashtu edhe me Rusinë.http://ata.gov.al/2022/11/08/moske-lavrov-rusia-dhe-india-po-shqyrtojne-prodhimin-e-perbashket-te-armeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments