Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALE9 milionë dokumente me vulë elektronike nga e-Albania

9 milionë dokumente me vulë elektronike nga e-Albania

Mbi 9 milionë dokumente me vulë elektronike janë gjeneruar nga platforma e-Albania nga janari 2022 deri në tetor. “Mbi 9 milionë dokumente me vulë elektronike të gjeneruara në platformën e-Albania, nga janari deri në tetor 2022”, informon platforma e-Albania përmes një postimi në rrjetet sociale. Portali unik qeveritar shumëfunksional “e-Albania.al” administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali qeveritar “e-Albania” është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike. Platforma “e-Albania” ofron 1225 shërbime elektronike për qytetarët shqiptarë.https://ata.gov.al/2022/11/07/mbi-9-milione-dokumente-me-vule-elektronike-nga-e-albania/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments