Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI2.2 miliardë lekë, për sigurinë ushqimore

2.2 miliardë lekë, për sigurinë ushqimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca informoi sot duke folur për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, se siguria ushqimore do të ketë mbështetje me 2.2 miliardë lekë. Krifca u ndal tek hapat e hedhur në drejtim të sigurisë ushqimore dhe projektet që do vijojnë. “Këtë vit kemi krijuar strukturën në nivel qendror, sipas rekomandimit të BE. Mundëm të krijojmë zinxhirin e komandës mes qendrës dhe institucioneve ligjzbatuese në terren. Në 2023 do të mbështesim reformimin e ISUV (Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare), si laborator i vetëm i referencës kombëtare për analizat ushqimore e veterinare, jo vetëm për fuqizimin e rrjetit të laboratorëve, por dhe rritje të nivelit të pagave për stafin me një fond shtesë përtej rritjes, që përfiton administrata publike me 30 milionë lekë. Sipas saj, ka një ulje të buxhetit për sigurinë ushqimore me vlerë 5% nga buxheti fillestar i parashikuar në vitin 2022. “Kjo për shkak se në investimet e huaja kemi ulje të konsiderueshme, pasi mbyllet një program i sigurisë ushqimore. Ulja është momentale, pasi në vitin 2023, nis një program i ri me BB për sigurinë ushqimore, ku një nënkomponent është fuqizimi i laboratorëve të ISUV dhe AKU dhe përmirësimi i pikave të kontrollit kufitar”, u shpreh ministrja Krifca. “Siguria ushqimore mbetet prioritet. Matrikullimi falas, vaksinimet do vijojnë sipas programeve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë. Do të sigurojmë efektivitet kontrolli”, deklaroi Krifca, teksa vuri në dukje se, viti 2022 po mbyllet me akreditimin e analizave të mbetjeve të 430 pesticideve të produkteve me origjinë bimore, kusht i domosdoshëm për produktet bujqësore dhe për eksportet”, deklaroi ministrja. Ndërkohë, gjatë vitit 2023 do kryhen 12 validime metodash, dhe kjo do të jetë sfidë për akreditimin e këtyre metodave, duke e çuar shifrën në total 118 metoda të validuara për ISUV-in.https://ata.gov.al/2022/11/08/buxheti-per-sigurine-ushqimore-2-2-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments