Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPresidenca bullgare mbështet zgjerimin e BE-së

Presidenca bullgare mbështet zgjerimin e BE-së

Bullgaria ka konfirmuar mbështetjen e saj në procesin e zgjerimit të BE-së duke theksuar se integrimi evropian duhet të vazhdojë në bazë të agjendës së rajonit, tha në një konferencë për shtyp ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Milkov pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), në Sofje. Bullgaria mban presidencën e radhës të CEI të 2022. Milkov tha se prioritetet e Presidencës së CEI- të Bullgarisë ishin të fokusuara në rimëkëmbjen ekonomike, inovacionet, rininë dhe promovimin e mjeteve për njohjen e lidhjes së fortë midis takimeve lokale dhe bashkëpunimit rajonal. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të CEI konfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe shprehën gatishmërinë për të punuar së bashku për të kapërcyer pasojat e luftës. Ministri i Jashtëm, Milkov, miratoi një deklaratë të përbashkët duke mbështetur solidaritetin dhe unitetin në CEI në përpjekjet e përbashkëta për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon. Gjatë takimit pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se integrimi evropian ishte i një rëndësie kyçe për sigurinë në rajon. Milkov shprehu bindjen se iniciativat e ndërmarra gjatë presidencës bullgare i kishin arritur objektivat e tyre duke kontribuar në prioritetet kyçe të CEI. Një ceremoni simbolike u zhvillua gjatë takimit në të cilin Bullgaria i dorëzoi presidencën e radhës të CEI vendit të ardhshëm, Republikës së Moldavisë. Milkov falënderoi sekretarin e përgjithshëm të CEI, Roberto Antonione për mbështetjen dhe bashkëpunimin produktiv gjatë vitit 2022 dhe i uroi sukses Presidencës moldave të CEI në 2023.https://ata.gov.al/2022/11/08/sofje-bullgaria-mbeshtet-zgjerimin-e-be-se/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments