Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTBrazili, lideri i Kupës Botërore

Brazili, lideri i Kupës Botërore

Në historinë 92-vjeçare të Kupës Botërore që filloi në vitin 1930 në Uruguaj, në këtë organizim deri më tani kanë marrë pjesë 79 shtete. Pritësi i Kupës Botërore 2022, Katari, për herë të parë do të marrë pjesë në këtë turne. Me pjesëmarrjen e Katarit, ky numër do të rritet në 80. Brazili, i cili deri më tani në të gjitha Kupat Botërore ka luajtur 109 ndeshje dhe ka fituar 73 prej tyre, në klasifikimin e përgjithshëm kryeson tabelën me 237 pikë. Gjermania, nga ana tjetër, me të njëjtin numër të ndeshjeve ka 221 pikë. Brazili dhe Gjermania me më shumë ndeshje të luajtura Brazili dhe Gjermania janë dy kombëtaret me më shumë ndeshje të luajtur në Kupën Botërore. Të dy kombëtaret deri më tani kanë luajtur nga 109 ndeshje në Kupën Botërore. Pas tyre renditen Italia me 83, Argjentina 81, Anglia 69, Franca 66 dhe Spanja 63 ndeshje. Dhjetë shtete nuk kanë pikë Në mesin e shteteve që kanë marrë pjesë në Kupën Botërore, dhjetë nuk kanë arritur të fitojnë pikë në këtë organizim. Indonezia, Iraku, Togo, Kanadaja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Haiti, Republika Demokratike e Kongos, Panamaja dhe El-Salvadori tërheqin vëmendjen si ekipe që s’kanë fituar pikë në organizim. Në mesin e këtyre, vetëm El-Salvadori arriti të marrë pjesë dy herë në Kupën Botërore, ndërsa të tjerët nga një herë. 5 shtete nuk kanë shënuar asnjë gol Në Kupat Botërore deri më tani 5 shtete nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol. Kombëtaret që nuk kanë arritur të shënojnë në historinë 92-vjeçare të organizimit janë Trinidad Tobago, Indonezia, Kanadaja, Kina dhe Republika Demokratike e Kongos. Kombëtaret që janë përballur më së shumti Brazili-Suedia, Gjermania-Jugosllavia/Serbia dhe Gjermani-Argjentina janë kombëtaret që janë përballur më së shumti në histori. Këto kombëtare në historinë e Kupës Botërore janë përballur nga 7 herë me njëra-tjetrën.https://ata.gov.al/2022/11/07/brazili-lideri-i-kupes-boterore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments