Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPërvjetori i “Formulës së Pagëzimit”

Përvjetori i “Formulës së Pagëzimit”

Më 8 nëntor përkujtohet data e shkrimit të dokumentit të parë shqip, i cili njihet me emrin “Formula e Pagëzimit” dhe është shkruar nga kryeipeshkvi i Durrësit, imzot Pal Engjëlli, në vitin 1462. Dorëshkrimi latinisht me “Formulën e Pagëzimit” u gjet në bibliotekën “Laurenziana” të Firences nga historiani rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij me 1915. “Formula e pagëzimit” është një fjali e shkurtër shqip, “Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”. Kjo frazë gjendet në mes të një shkrimi latinisht, një letër qarkore e kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Skënderbeut. Dokumenti është fryt i vizitës baritore që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli bëri si bari dhe udhëheqës shpirtëror i grigjës së Zotit, nëpër Kisha famullitare dhe vise të kryedioqezës së Durrësit. Në mbarim të kësaj vizite Pal Engjëlli paraqet pasqyrën e gjendjes së organizimit të Kishës, situatën e vështirë të banorëve e besimtarëve, problemet e mëdha ekonomike e rreziqet që i kanoseshin aso kohe popullsisë dhe duke u lënë porosi, në rend të parë priftërinjve, por edhe besimtarëve, t’i pagëzonin foshnjat në rast të rrezikut të vdekjes, me fjalët e ritualit kishtar të pagëzimit: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë”. Formula është shkruar në dialektin e veriut dhe me alfabet latin, i afërt me atë që ka përdorur Buzuku në veprën e tij.https://ata.gov.al/2022/11/08/pervjetori-i-formules-se-pagezimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments