Thursday, October 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDrejt përfundimit rehabilitimi i zonës rreth Muzeut Etnografik të Beratit

Drejt përfundimit rehabilitimi i zonës rreth Muzeut Etnografik të Beratit

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat njoftoi se janë duke përfunduar punimet në murin mbajtës në anën jugperëndimore të oborrit të Muzeut Etnografik, që po kryhen në kuadër të projektit: “Për Zhvillimin e Integrimit Urban dhe Turizmin”. Projekti është financuar nga Banka Botërore me objekt “Rigjenerimi i zonës rreth Muzeut Etnografik, rrugës Mihal Komnenno, restaurimi i peizazhit historik urban të lagjes Mangalem dhe restaurimi i peizazhit historik të sheshit të Selamllëkut”. “Një situatë krejtësisht e përmirësuar, një vlerësim drejt trashëgimisë jo vetëm Muzeut Etnografik por i të gjithë zonës rreth tij”, shkruhet në faqen e qendrës muzeore, në rrjetet sociale. Gjithashtu QKM Berat ka publikuar edhe një album fotografik nga punimet që po kryhen për restaurimin.https://ata.gov.al/2022/11/08/drejt-perfundimit-rehabilitimi-i-zones-rreth-muzeut-etnografik-te-beratit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments