Kosova në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa orët e mesditës dhe pasditja kryesisht do të sjellin kalime të pakta vranësirash, të cilat herë pas here do të shtohen POR nuk do të sjellin reshje në territor.Territori i MV parashikohet që në pjesën më të madhe të tij dhe përgjatë gjithë ditës të jetë në mbizotërimin e masva ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash. Ndërsa në zonat Jugore vranësirat do të pësojnë zhvillime gjatë pasdites.Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike të jenë mbizotëruese në Europën Veriore dhe Lindore duke sjellë reshje shiu në Veri të kontinentit, ndërsa Europa Lindore mbetet nën ndikimin e reshjeve të dëborës. Gjithashtu brigjet veriperëndimore të Europës do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. POR pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme.