Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVADeputetët e Listës Serbe dorëzojnë mandatet

Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë mandatet

Dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar të hënën dorëheqje të parevokueshme në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës. “Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim. Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri të Mitrovicës. Ky i fundit refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, duke mos lëshuar fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i konvertojnë targat ilegale në ato të Republikës së Kosovës. KosovaPress sot ka raportuar edhe për policë serbë të cilët po dorëzojnë armët dhe uniformat në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, ndërkohë që njëjtë pritet të bëjnë edhe ata të komunave tjera me shumicë serbe.https://ata.gov.al/2022/11/07/deputetet-e-listes-serbe-dorezojne-mandatet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments