Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELe Maire: BE-ja ka nevojë për unitet në tregtinë me SHBA-në dhe...

Le Maire: BE-ja ka nevojë për unitet në tregtinë me SHBA-në dhe Kinën

Bashkimi Evropian duhet të paraqesë një front të bashkuar në përballjen me sfidat në rritje në tregtinë globale me SHBA-në dhe Kinën, deklaroi sot ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire. “Është e rëndësishme që Evropa të mbetet një fuqi ekonomike globale dhe të mos humbasë avantazhin e saj teknologjik apo industrial në krahasim me SHBA-në dhe Kinën”, tha Bruno Le Maire për gazetën “Handelsblatt”. “Kjo do të thotë se Komisioni i Bashkimit Evropian duhet të përpunojë propozime që lejojnë bllokun të përqendrohet më shumë në mbrojtjen e mjedisit për importet e tij ose të hartojë rregulla që i japin një shtysë produkteve evropiane”, theksoi ai. “Blloku gjithashtu duhet të jetë i përgatitur për të mbrojtur interesat e veta në rast të një lufte tregtare me SHBA-në”, tha ai. Ai vuri në dukje se disa subvencione të SHBA-së ishin katër deri në gjashtë herë më të larta se maksimumi i lejuar nga Komisioni i BE-së për mbështetjen industriale. Le Maire theksoi se, vetëm në Francë, investimet që arrinin në dhjetëra milionë euro dhe mijëra vende pune ishin në rrezik. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që BE-ja të nxisë parimet e tregtisë së drejtë botërore të bazuar në rregulla dhe konsideratë për të gjitha palët”, tha Le Maire. Duke cituar udhëtimin e fundit të kancelarit gjerman Olaf Scholz,në Kinë Le Maire tha se BE-ja duhej gjithashtu të paraqeste një front të bashkuar edhe për Pekinin. “Nëse Evropa dëshiron të mbetet një nga tre fuqitë më të mëdha ekonomike të shekullit të 21-të, atëherë anëtarët e saj duhet t’i flasin Kinës njëzëri”, tha ai. Por, ai shtoi se marrëdhëniet franko-gjermane mbeten ende të forta. “Ne po hyjmë në një univers të ri gjeo-politik dhe partneriteti gjermano-francez duhet të gjejë një mënyrë për të vënë në funksion këtë realitet të ri”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/11/07/paris-le-maire-be-ja-ka-nevoje-per-unitet-ne-tregtine-me-shba-ne-dhe-kinen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments