Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIVaksina e gripit ul rrezikun e iktusit me 22%

Vaksina e gripit ul rrezikun e iktusit me 22%

Vaksinimi kundër gripit mbron edhe nga goditjet në tru (iktuset), sipas një studimi të kryer nga studiuesit në Universitetin e Calgary-t (Kanada) dhe i publikuar në ”The Lancet Public Health”. Studimi zbuloi, midis atyre që ishin vaksinuar, një incidencë më të ulët të rrezikut të goditjes në gjashtë muajt pas administrimit, në krahasim me ata që nuk ishin vaksinuar. Studimi ekzaminoi të dhënat mjekësore të mbi katër milionë pacientëve, gjatë një periudhe prej 10 sezonesh të gripit (2009-2018), gjatë të cilave u regjistruan 38 126 iktuse. Analiza e studiuesve bëri të mundur vlerësimin se në gjashtë muajt pas vaksinimit kundër gripit rreziku i goditjes në tru ishte zvogëluar dhe mbrojtja kishte të bënte me të gjitha llojet e goditjeve. ”Përfitimet ishin më të mëdha te meshkujt (-28%) sesa te femrat (-17%), ndoshta sepse meshkujt e pavaksinuar kishin një rrezik të konsiderueshëm më të lartë fillestar të goditjes në tru sesa femrat e pavaksinuara”, thuhet në studim. “Vaksina e gripit dihet se zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe shtrimin në spital për njerëzit me sëmundje të zemrës. Tani e dimë se ajo ka cilësi mbrojtëse edhe kundër goditjes në tru”, thotë Michael Hill, autor i studimit.https://ata.gov.al/2022/11/06/vaksina-e-gripit-ul-rrezikun-e-iktusit-me-22/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ