Një samit i rëndësishëm i OKB-së për klimën u hap sot në Egjipt mes tensioneve gjeopolitike dhe një morie krizash të ndërthurura duke zbehur pritshmëritë për përparime. Samiti dyjavor, e njohur si COP27, mbahet në resortin egjiptian të Detit të Kuq, Sharm el Sheik, në sfondin e luftës në Ukrainë, që ka rritur çmimet e ushqimit dhe energjisë. Samiti organizohet në një kohë kur katastrofat klimatike kanë shkaktuar një dëm të madh në jetë dhe mjete jetese në disa pjesë të globit. Përfaqësues nga rreth 200 vende do të merren me mënyrën se si ngrohja globale mund të frenohet ende dhe si mund të financohet dëmtimi i klimës. Në vitin 2009, vendet e zhvilluara u zotuan të sigurojnë 100 miliardë dollarë në vit financa deri në vitin 2020 për mbrojtjen e klimës në vendet e varfra. Premtimi mbetet kryesisht i paplotësuar. COP27 do të trajtojë gjithashtu se si ngrohja globale mund të kufizohet në një rritje të temperaturës prej 1,5 gradë Celsius, një objektiv kryesor i vendosur në marrëveshjen e Parisit të vitit 2015. Në fillim të kësaj jave, shefi i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi për një dështim për të vendosur objektivat ambicioze të nevojshme për të luftuar ndryshimin e klimës. Egjipti ka promovuar COP27 si një samit veprimi dhe ka paralajmëruar palët e interesuara për klimën që të mos tërhiqen nga premtimet e mëparshme. Udhëheqësit botërorë do të takohen gjithashtu në Sharm el Sheik duke filluar nga nesër. Bisedimet në Egjipt shënojnë kthimin e tyre në Afrikë pas gjashtë vjetësh, me COP22 të mbajtur në Marok në vitin 2016. Në prag të COP27, Sharm el Sheik, një qendër turistike, ka pësuar një ndryshim të madh, i cili përfshinte futjen e autobusëve elektrikë në rrugë.https://ata.gov.al/2022/11/06/cop27-krizat-globale-eklipsojne-samitin-e-klimes/
COP27 – Krizat globale eklipsojnë samitin e klimës
RELATED ARTICLES