Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAE ngrëna tregon se cili jeni!

E ngrëna tregon se cili jeni!

E ngrëna është shumë më tepër se sa një instinkt mbijetese ose kënaqësi e një nevoje biologjike, pasi ajo është edhe pjesë e kulturës së një populli, strukturës së tij shoqërore dhe historisë së tij, shkruan focus.it. Mbi të gjitha ushqimet që hamë janë një lloj prezantimi i vetvetes. ”Qëndrimi ynë ndaj ushqimit është i rëndësishëm sepse e ngrëna është ndoshta përvoja më tërheqëse e jetës. Ajo bëhet shprehje e marrëdhënies sonë me trupin”, shpjegon Massimo Montanari, profesor i Historisë dhe Ushqimit Mesjetar në Universitetin e Bolonjës. Sipas nutricionistit japonez Noriko Kuriyama, ata që e duan mishin janë më të dashuruar dhe më autonomë se ata që duan perimet. Shoqëria e sotme ka shumëfishuar ”fiset ushqimore”, duke na ndarë në omnivorë, vegjetarianë, veganë, pescetarë e tjerë. Arsyeja? ”Sa më shumë që një shoqëri të çlirohet nga dhimbjet e urisë, që kanë shënuar historinë e ushqimit për shekuj, aq më shumë individët ndihen të lirë të bëjnë zgjedhje. E reja është se nuk bëhet fjalë më për zgjedhje elitare, siç ka ndodhur në të kaluarën, por për sjellje që prekin një numër të madh njerëzish”, nënvizon Montanari. Hetimi i motivimeve pas zgjedhjeve të sotme të ushqimit është një çështje gjithnjë e më komplekse. Studimet shkencore e vënë theksin në gjenetikën dhe psikikën. Studimet e kryera tek foshnjat kanë nxjerrë në pah preferencën e lindur për shijet e ëmbla dhe refuzimin e atyre të tharta dhe të hidhura, gjë që na mban larg substancave të pangrënshme dhe helmuese. Vetëm vitet e fundit psikologët socialë e kanë bërë objekt studimi marrëdhënien me ushqimin. Nga analiza e rezultateve të testeve të kryera në një kampion studentësh, ata zbuluan se preferenca për ushqimet e ëmbla pasqyron një karakter vullnetar dhe bashkëpunues. Për më tepër, ka një efekt të mirë. Ata që hanë një copë çokollatë janë menjëherë më të gatshëm të dalin vullnetarë për punë pa pagesë sesa ata që hanë ushqim të kripur. Edhe për Ferdinando Doganën, profesor i Psikologjisë në Universitetin Katolik të Milanos, preferenca për të ëmbla dhe të shijshme ka një lidhje të saktë karakteri. Sipas psikologut ushqimor, Leon Rappoport, profesor në Universitetin e Kansasit, motivimet pas blerjeve tona në supermarket janë të lidhura me teoritë mbi strukturën e personalitetit të zhvilluara nga Sigmund Frojdi. I llojit frojdian do të ishte, për shembull, marrëdhënia intime që ekziston midis ushqimit, seksit dhe agresionit. Ndërsa foshnja, duke thithur nga gjoksi i nënës, përjeton për herë të parë kënaqësinë e shqisave, i rrituri gjen kënaqësinë në darkat e bollshme.https://ata.gov.al/2022/11/04/e-ngrena-tregon-edhe-se-kush-jeni/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments