Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETopat me logon e Komitetit Olimpik Shqiptar 

Topat me logon e Komitetit Olimpik Shqiptar 

Qeveria ka ndërmarrë zbatimin e programit të sportit në shkolla, si një nismë e rëndësishme në dobi të shëndetit dhe jetës sociale të fëmijëve. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të topave me logon e Komitetit Olimpik Shqiptar që do të shpërndahen në shkolla. Rama tha se “topat me logon e Komitetit Olimpik Shqiptar, të prodhuar enkas për të gjitha skuadrat e shkollave”. “Mezi pres të mblidhemi në Tiranë për nisjen e lëvizjes më të madhe e më të organizuar sportive për nxënësit e studentët, qysh prej vitit 1990”, theksoi Rama. Më herët Kryeministri Rama ka theksuar se “programi i sportit në shkolla, duhet të përqafohet nga bashkitë dhe të mbështetet si një lëvizje e madhe, për t’ju dhënë fëmijëve mundësinë të përfshihen në një hapësirë të re shoqërizimi që ka të gjitha të mirat”.https://ata.gov.al/2022/11/05/sporti-ne-shkolla-gati-topat-me-logon-e-komitetit-olimpik-shqiptar-per-skuadrat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments