Kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak kanë rënë dakord, në një bisedë telefonike për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën dhe për të ruajtur sanksionet kundër Rusisë, njoftoi sot Ministria e Jashtme japoneze. ”Të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të thellohen në këtë bashkëpunim dypalësh dhe kanë konfirmuar se të dy vendet do të përshpejtojnë bisedimet për përfundimin e shpejtë të një marrëveshjeje që do të forcojë ndërveprimin dhe bashkëpunimin mes forcave të tyre të armatosura si dhe një marrëveshje për zhvillimin e përbashkët të një avioni luftarak”, shtoi ajo. Duke theksuar se siguria e Evropës dhe e rajonit indo-paqësor janë të pandashme, Kishida i tha Sunakut se ”Tokio mirëpret angazhimin britanik për forcimin e pranisë së saj në rajon”.https://ata.gov.al/2022/11/06/fokus-kishida-sunak-vazhdojme-mbeshtetjen-per-ukrainen/