Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky të mos përjashtojë bisedimet e paqes me Putinin

Zelensky të mos përjashtojë bisedimet e paqes me Putinin

Administrata Biden është duke nxitur privatisht liderët ukrainas të raportojnë publikisht një hapje për të negociuar me Rusinë dhe jo të deklarojnë se refuzojnë të marrin pjesë në bisedimet e paqe me presidentin rus, Vladimir Putin, sipas burimeve të gazetës amerikane ”Washington Post”. Kërkesa e zyrtarëve amerikanë nuk synon të shtyjë Ukrainën në tryezën e bisedimeve, specifikuan burimet, por është pjesë e përpjekjeve për garanci, që qeveria e Kievit të ruajë mbështetjen e vendeve që nuk duan që lufta të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë. Burimet i thanë ”Washington Post” që zyrtarët amerikanë bashkëndajnë vlerësimin e homologëve të tyre ukrainas, sipas të cilëve Putin, tani për tani, nuk është serioz për negociatat e paqes. Megjithatë, ata besojnë se vetoja e shprehur nga Zelensky ndaj liderit të Kremlini ka krijuar shqetësim në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, ku efektet e luftës, për sa i përket kostos së jetesës dhe mungesës së ushqimit, po ndihen gjithmonë e më shumë. ”Vështirësitë e shkaktuara nga konflikti në Ukrainë janë një çështje shumë reale për disa nga partnerët tanë”, tha një nga zyrtarët amerikanë.https://ata.gov.al/2022/11/06/nju-jork-shba-zelensky-te-mos-perjashtoje-bisedimet-e-paqes-me-putinin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments