Pronari i ri i Twitter Elon Musk ka mbrojtur pushimin nga puna të të paktën gjysmës së punonjësve të asaj kompanie, duke thënë se nuk pati zgjedhje tjetër pasi Twitter po humbte më shumë se 4 milionë dollar në ditë. Një postim nga Yoel Roth, kreu i departamentit të sigurisë dhe integritetit të kompanisë, shkruajti se rreth 50 përqind e stafit ishte shkurtuar. Por zoti Roth tha se angazhimi i gjigandit të medias sociale për moderimin e përmbajtjes qëndronte absolutisht i pandryshuar. Musk, njeriu më i pasur në botë, bleu Twitter për 44 miliardë dollar. Miliarderi këmbënguli në postimet e tij në mediast sociale se punonjësve që po humbin vendet e punës iu ishin ofruar tre muaj pagesë, çka është 50 përqind më shumë se sa parashikohet nga ligji. E ndërsa të premten dolën raportime se mijëra punonjës të Twitter-it në të gjithë botën po humbin vendet e tyre të punës, u ngritën pyetje për të ardhmen e punonjësve që janë përgjegjës për eliminimin e materialeve të dëmshme që mund të qarkullojnë në platformë. Grupet për sigurinë e të dhënave onlinë kanë sugjeruar se zoti Musk mund të zbusë politikat e moderimit, duke e bërë Twitter më pak efektiv përsa i përket heqjes nga platforma e postimeve me gjuhë urrejejte dhe keqinformimi. Vendimet e mëparshme të Twitter-it për të mos lejuar përdorimin e kësaj platofrme edhe nga figura kontroverse si ish- presidenti Trump, mund të anullohen. Këto shqetësime nxitën komentet e Musk i cili u përpoq të fajësonte grupet e aktivisteve që po shkatërronin lirinë e fjalës në Amerikë për rënien massive të të ardhurave të kompanisë. Postime të mëparshme të kreut të sigurisë dhe integritetit të kompanisë, konfirmuan se shumica e më shumë se 2 mijë punonjësve që punojnë për moderimin e përmbajtes nuk prekeshin nga shkurtimet, ndërsa shtoi se lufta kundër keqinformimit vijonte të ishte priroirtet kryuesor për kompaninë gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, të cilat konsideohen si testim për presidencën e Joe Bajden. Vetë ky i fundit shprehu shqetësimin e tij për faktins se Musk kishte blerë Twitter. “Elon Musk blen një mjet që dërgon dhe shpërdan gënjeshtra në botë. Si mund të presim që fëmijët të kuptojnë se çfarë rrezikohet, – tha ai.https://lajme.rtsh.al/artikull/musk-ka-vendosur-te-pushoje-nga-puna-te-pakten-gjysmen-e-stafit-te-twitter
Musk ka vendosur të pushojë nga puna të paktën gjysmën e stafit të Twitter
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on