Nisur nga reshjet e dendura të shiut thuajse në të gjithë vendin, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë. Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse. “Moti i keq me reshje shiu, si dhe nisur nga konstatimi i shkeljeve të kryera nga drejtuesit e automjeteve, në akset rrugore nacionale, kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara, shkelje të cilat, në kushtet e lagështirës, përbëjnë rrezik të shtuar për përfshirje në ngjarje rrugore, Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugë dhe monitorimet me mjetet inteligjente, në të gjithë vendin. Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve duhet t’u japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha. Të gjitha akset rrugore janë në monitorim të pandërprerë nga shërbimet e Policisë Rrugore, nëpëmjet përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, makinave inteligjente dhe radarëve automatikë.”- thuhet në njoftimin e policisë. Policia Rrugore thekson se nuk ka asnjë qëllim për të shtuar sasinë e masave administrative, por ka vetëm një prioritet, parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.https://lajme.rtsh.al/artikull/moti-i-keq-me-reshje-te-dendura-shiu-policia-rrugore-apel-shofereve-respektoni-me-rigorozitet-sinjalistiken-rrugore
Moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia Rrugore apel shoferëve
RELATED ARTICLES