Qeveria e re e ekstremit të djathtë të Italisë do të shpenzojë 30 miliardë euro të tjera (29.9 miliardë dollarë) për të mbështetur familjet dhe bizneset në dritën e rritjes së kostove të energjisë, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni, ndërsa ministria e Energjisë ka njoftuar planet për të nxjerrë më shumë gaz natyror. ”Gjithsej 9.5 miliardë euro do të ndahen këtë vit për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit, theksoi liderja e ekstremit të djathtë , ndërsa 21 miliardë euro do të ishin pjesë e buxhetit të 2023. ”Për të financuar masat, qeveria Meloni pret të marrë më shumë hua në vitin 2023 dhe për këtë arsye pret një deficit prej 4.5% të PBB-së në vend të 3.4% për vitin e ardhshëm”, sipas ministrit të Financave Giancarlo Giorgetti. Kriza energjetike që po ndodh në Evropë dhe mënyrat për të zbutur efektet e saj, dominoi fushatën elektorale të koalicionit të ri italian të ekstremit të djathtë në funksion të zgjedhjeve parlamentare në shtator.https://ata.gov.al/2022/11/05/fokus-italia-akordon-miliarda-euro-per-te-zbutur-cmimet-ne-rritje-te-energjise/