Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders, të cilin e ka njoftuar për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës. Sipas një komunikate të MD-së, në kuadër të kësaj, komsioneri u njoftua për zhvillimet në procesin e Veting-ut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Veting-ut në Kuvend, takimet bashkërenduese me akterët relevant, qoftë ata politikë, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme. Njëkohësisht ministrja Haxhiu edhe njëherë u zotua për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.https://ata.gov.al/2022/11/05/haxhiu-procesi-i-vettingut-sipas-rekomandimeve-te-venecias/
Procesi i vettingut sipas rekomandimeve të Venecias
RELATED ARTICLES