Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFIFA: Vendet pjesëmarrëse të fokusohen në futboll dhe jo në politikë

FIFA: Vendet pjesëmarrëse të fokusohen në futboll dhe jo në politikë

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, dhe Sekretarja e Përgjithshme Fatma Samoura i kanë dërguar letër skuadrave të futbollit që po përgatiten për Kupën e Botës në Katar, që të fokusohen në ndeshjet dhe të mos japin leksione për moralin. Në letrën drejtuar federatave të futbollit, drejtuesit e FIFA-s bëjnë thirrje që futbolli të “vendoset në qendër të skenës”. “Ju lutemi që tani të fokusohemi te futbolli”, shkruan Infantino dhe Samoura, duke kërkuar nga 32 federatat e futbollit “të mos lejojnë që futbolli të tërhiqet në cilëndo betejë ideologjike apo politike aktuale”. Ata deklaruan se janë të vetëdijshëm për faktin se “futbolli nuk jeton në vakum” dhe për prezencën e sfidave të shumta dhe “vështirësive të natyrës politike” në mbarë botën. “Në FIFA, ne përpiqemi të respektojmë të gjitha opinionet dhe besimet, pa i dhënë leksione morale pjesës tjetër të botës. Një nga pikat e forta të botës është me të vërtetë diversiteti i saj dhe nëse përfshirja nënkupton diçka, ajo do të thotë respekt për këtë diversitet. Asnjë popull, kulturë apo komb nuk është ‘më i mirë’ se ndonjë tjetër. Ky parim është themeli i respektit të ndërsjellë dhe mosdiskriminimit. Ndërkaq, kjo është gjithashtu një nga vlerat themelore të futbollit”, shkruan Infantino dhe Samoura. Ata përsëritën premtimet e kahershme të katarasve, duke përfshirë emirin e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York në shtator, se të gjithë vizitorët në Katar do të jenë të mirëpritur “pavarësisht origjinës, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo kombësisë”. Për herë të parë në histori, Kupa e Botës do të luhet në Lindjen e Mesme. Tridhjetë e dy ekipe kombëtare nga e gjithë bota do të garojnë në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. Gjatë kampionatit në Katar priten rreth 1,2 milion vizitorë të huaj.https://ata.gov.al/2022/11/05/katar-2022-fifa-vendet-pjesemarrese-te-fokusohen-ne-futboll-dhe-jo-ne-politike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments