Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Mbështetja turke për Ukrainën reduktoi efekte të luftës brutale

Stoltenberg: Mbështetja turke për Ukrainën reduktoi efekte të luftës brutale

Mbështetja e Turqisë për Ukrainën ka reduktuar disa nga efektet e luftës brutale, tha sot shefi i NATO-s duke përgëzuar përpjekjet e Ankarasë për shkëmbimin e të burgosurve dhe marrëveshjen e drithit të Detit të Zi. “Dua të falënderoj Turqinë për të gjithë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës. Dronët dhe anijet më të fundit të ndërtuara në Turqi po ndihmojnë për të mbështetur të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje”, tha Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu në Stamboll. “Turqia është aleate shumë e vlerësuar e NATO-s dhe jep kontribute të rëndësishme për sigurinë tonë të përbashkët. Ju luani një rol të madh në luftën kundër terrorizmit, përfshirë misionin tonë në Irak”, tha ai. Stoltenberg përshëndeti Turqinë dhe presidentin Erdogan “për negocimin e kalimit të sigurt të drithit ukrainas përmes Detit të Zi dhe lehtësimin e krizës globale të ushqimit”, duke thënë se zbatimi i marrëveshjes së drithit tregon “rolin e rëndësishëm” që Turqia luan në konfliktin në Ukrainë. Nga ana e tij, Çavushoglu kujtoi se marrëveshja e eksportit të drithit përmes Detit të Zi duhet të rinovohet brenda 20 ditëve dhe pohoi përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të siguruar që marrëveshja të zbatohet pandërprerë. “Është e domosdoshme t’i drejtohemi diplomacisë”, theksoi ai./https://ata.gov.al/2022/11/04/bruksel-stoltenberg-mbeshtetja-turke-per-ukrainen-reduktoi-disa-efekte-te-luftes-brutale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments