Rajoni,Europa Moti-E Premte,4 Nëntor 2022

0
17

Deri në orët e pasdites Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR parashikohet që në orët në vijim vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta.Territori i MV gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në orët vijuese vranësirat gradualisht do të bëhen më të dukshme në vend, POR nuk do të mund të sjellin reshje deri në orët e mbrëmjes.Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Qëndrore do të dominohen nga vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu. Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur do të jetë Europa Veriore, ndërsa Lindja e kontinentit mbetet me reshje dëbore. POR në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave PARAQITEN Brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore.