Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI54.75 miliardë lekë për Infrastrukturën dhe Energjinë

54.75 miliardë lekë për Infrastrukturën dhe Energjinë

Buxheti i vitit 2023 mbështet me më shumë fonde sektorët prioritarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku përfshihen projekte të rëndësishme rrugore, portuale, hekurudhore, në ujësjellës kanalizime dhe energjetikë, me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se, “buxheti i vitit 2023 adreson një fond prej 54.75 miliardë lekë, me një rritje prej 7.35 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin 2022, nga të cilat 5.35 miliardë lekë janë shpenzime korente dhe 49.9 miliardë lekë shpenzime kapitale”. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2023, në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Balluku tha se, “programi për Transportin Rrugor është një nga prioritet e qeverisë për periudhën 2023-2025”. Sipas saj, buxheti 2023 për programin e investimeve në infrastrukturën rrugore, adreson një fond prej 23.4 miliardë lekë, ose 2.2 miliardë lekë më shumë se në buxhetin e vitit 2022. Ministrja theksoi se, në këtë program përfshihen projektet e Partneritet Publik Privat me vlerën 4.59 miliardë lekë, ku bëjnë pjesë një sërë veprash të rëndësishme dhe strategjike rrugore. Ajo përmendi Rrugën e Arbrit, që parashikon të përfundojë në 2023-shin; autostradën Milot-Morinë; rrugën Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat – Ura Shën Elizës, ku janë kryer 45% e punimeve dhe përfundon në vitin 2024 dhe tunelin e Llogorasë në vlerën 6.6 miliardë lekë, që pritet të përfundojë përpara afatit të parashikuar 2024.http://ata.gov.al/2022/11/03/balluku-buxheti-2023-54-75-miliarde-leke-per-infrastrukturen-dhe-energjine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments