Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI7.75 miliardë lekë për rehabilitimin e një sërë veprash rrugore në 2023

7.75 miliardë lekë për rehabilitimin e një sërë veprash rrugore në 2023

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të vijojë punën gjatë vitit 2023, për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e një sërë veprash në infrastrukturën rrugore nga jugu, në veri të vendit. Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit sot të projektbuxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2023 në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, deklaroi se, rehabilitimi, mirëmbajtja dhe vendosja e sinjalistikës në akset rrugore është një nga prioritet e punës së MIE-s, që garanton rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtëson në qarkullimin e mjeteve. Për sa i takon projekteve të lidhura me Autoritetin Rrugor Shqiptar, Balluku informoi se ato janë buxhetuar për vitin 2023 me vlerën e 7.75 miliardë lekëve. “Ndër veprat ku ARRSH do të vijojë punën janë: Unaza e Madhe e Tiranës me 7 lote; rruga Palasë – Dhërmi; Korçë – Ersekë; Loti i parë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë; Qendra e Monitorimit të Trafikut, faza e parë; rehabilitimi i rrugës së vjetër Fier – Vlorë; rikonsktruksioni i rrugës Maliq – Lozhan i Ri; riparimi i skarpateve në Shkallën e Tujanit”, tha ajo. Balluku shtoi se projekte të tjera janë ndërtimi i rrugës që lidh autostradën Milot – Morinë me aeroportin e Kukësit, ndërtimi i rrugës lidhëse të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës me rrugën Fier – Vlorë; ndërtimi i Porto Romanos loti III; Kardhiq – Delvinë loti i 8-të; rrugët lidhëse në TEG, si dhe përfundimi i disa akseve rrugore dytësore.http://ata.gov.al/2022/11/03/7-75-miliarde-leke-per-rehabilitimin-e-nje-sere-veprash-rrugore-ne-2023/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments