Pronarët e banesave në Britaninë e Madhe do të përballen me goditjen më të madhe në faturat e tyre të hipotekave që nga vitet 1980, pasi Banka e Anglisë rriti normat e interesit për të tetën herë radhazi. Norma bazë e interesit e bankës do të rritet në 3% nga 2,25%, niveli më i lartë në 14 vjet, pasi politikëbërësit paralajmëruan se mund të kishte rritje të mëtejshme. “Kjo do të ndihmojë në grumbullimin e rreth 3000 paund (3,347 dollarë) në vit, për faturat e hipotekës për ato familje që kanë vendosur të rinovojnë hipotekat e tyre”, tha Banka. Banka paralajmëroi gjithashtu se Britania e Madhe mund të jetë drejt recesionit më të gjatë që nga fillimi i regjistrimeve të shifrave në vitet 1920. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) mund të tkurret çdo tremujor për dy vjet, ndërsa rritja ekonomike pritet vetëm në mesin e 2024. Ekonomia është përballur me recesione të ngjashme të gjata në të kaluarën. Banka paralajmëroi se ky parashikim bazohet në normat e interesit që arrijnë deri në 5,2%, gjë që Banka tha se nuk e pret domosdoshmërisht të ndodhë.http://ata.gov.al/2022/11/03/bm-norma-e-interesit-rritet-ne-3-niveli-me-i-larte-qe-nga-vitet-1980/