Komuna PEJE në Kosovë

0
94

Peja është qytet dhe komunë ndodhur në Rajonin e Pejës në Kosovë. Po ashtu Peja është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër. Ky qytet shtrihet rreth koordinantave gjeografike: 42° 39 V dhe 20° 18 L.

Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.

Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.

Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 – 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Prizrenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes së Pejës në vitin 1899. Në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi.

Krijimi i rajonit
Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit deri pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Pejës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunshëm i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i përgatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komuna, sistemi i Milosheviqit me heqjen e Autonomisë dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimit të marrveshjes teknike për sektore e mori edhe NATO.

Një pjesë e historisë , taditës dhe kulturës së Pejës dhe rrethinës së saj është ruajtur në Muzeun etnologjik në Pejë. Ithemeluar në vitin 1977 , ndërsa i hapur në vitin 1983 , në ambiente auteknike të Konakut të Tahir beut i ndërtuar në shhek. XVIII , vizitorëve ju ofron më shumë se 120 eksponate të cilat flasin për jetën e pasur të qytetit dhe banorëve të saj nëpër shekuj. Mbishkrimet në gur do t’ju kthejnë deri në shek. e II të epokës sonë , ndërsa me veglat që i kanë përdorur banorët me pak fantazi e cila e nxitë jetën e pasardhësve se si e kanë përpunuar drudrin , si kanë prodhuar veshje e prodhime tjera të tekstilit , cilat janë instrumentet muzikore që ua kanë ruajtur frymën nëpër shekuj, me qfarë stoli janë zbukuruar në rastet solemne , çfarë kanë veshur dhe çfarë armë kanë pasur. Gjatë vizitës në Pejë , bëni një vizitë të bukur nëpër histori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here