Rusia po bën luftë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër BE-së, deklaroi sot kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki në një takim të Procesit të Berlinit që synon të çojë më tej integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Presidenti rus Vladimir Putin dhe Rusia kanë nisur një luftë kundër Ukrainës, por në të njëjtën kohë është një luftë kundër Evropës, kundër BE-së… ky agresion rus është mjaft i dukshëm, dhe kushdo që pretendon të kundërtën, po mbështet propagandën ruse. Ai i bëri thirrje BE-së për diversifikimin e burimeve te saj të energjisë në mënyrë që të bëhet e pavarur nga burimet natyrore ruse. Morawiecki shtoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të rrisë nivelet e sigurisë në Evropë pasi tre prej tyre i përkisnin NATO-s. Në të njëjtën kohë, procesi i integrimit premtoi përfitime për kompanitë polake dhe të gjithë ekonominë kombëtare.http://ata.gov.al/2022/11/03/berlin-morawiecki-lufta-e-rusise-jo-vetem-kunder-ukraines-por-edhe-be-se/
Lufta e Rusisë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe BE
RELATED ARTICLES