Komuna KLINE në Kosovë

0
34

Klina (Cirilik serb: Клина) është një qytezë dhe komunë që ndodhet në Rajonin e Pejës në veriperëndim të Kosovës. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, qyteti i Klinës ka 5,542 banorë, ndërsa komuna ka 38,496 banorë. Ndodhet në pikën e bashkimit të lumit Klina në Drinin e Bardhë. Simboli i Klinës janë Ujëvarat e Mirushës.Në shek. e parë të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjendej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç’kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit Dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, dyndje e cila në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin Bizantino-Grek. Pas krishterizmit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë. Profirogoniti në traktin e tij të njohur “Shënime për popujt” shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku – “Desstinik”. Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Ç’prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare. Popullësia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.

Klina identifikohet si vendbanim i hershëm Ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150 (në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo datë si dhe Ujvara e Mirushës u bënë edhe simbol i emblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina. Banorët e këtyre viseve nuk pushuan se luftuari për liri deri në ditët e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here