Prej disa ditësh Kosova ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kushtet e motit edhe gjatë të enjtes duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites.Republika e MV në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. POR orët e mesditës dhe kryesisht pasditja do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë MV, KU më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.Veriu i kontinentit do të vijoj në dominimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike paraqitet Europa Qëndrore. POR me vranësira dhe reshje në formë dëbore do të jetë Lindja e kontinenti. Ndërsa nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave do të jetë pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit.