Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI50 milionë euro investime për rritjen e hapësirave magazinuese

50 milionë euro investime për rritjen e hapësirave magazinuese

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural deklaron se ka nënshkruar gjithsej 81 kontrata në kuadër të programit mbështetës IPARD II, për rritjen e hapësirave magazinuese dhe kapaciteteve ruajtëse të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Sipas AZHBR-së, këto hapësira konsistojnë në magazina, dhoma frigoriferike, pika grumbullimi, etj. Në sajë të këtyre investimeve është bërë e mundur shmangia e humbjeve të produkteve pas grumbullimit, duke ruajtur vlerën e tyre dhe rritja e rendimentit të punës, duke sjellë edhe më shumë të ardhura për fermerët. Vlera totale e investimit deri tani është rreth 50 milionë euro, ndërsa vlera e grantit për 81 kontratat e nënshkruara është rreth 24 milionë euro, fonde të Bashkimit Europian në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare.https://ata.gov.al/2022/11/02/azhbr-50-milione-euro-investime-per-rritjen-e-hapesirave-magazinuese/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments